THIRRJA PËR T’U BËRË SUPER-ARSIMTAR/E ËSHTË E HAPUR! (Mbyllur)

17 Maj, 2021

ÇKA ËSHTË VULLNETARIZMI EDUKATIV?

Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit e cila mund të zhvillohet brenda dhe jashtë klasës. Ky program u ofron nxënësve zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin dhe vetëdijen për qytetarinë aktive.

Ky program i ekspozon nxënësit ndaj përvojave konkrete përmes zbatimit të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ duke bërë hartimin e nevojave të komunitetit, zgjidhjen apo minimizimin e një problemi të komunitetit, vendosjen e qëllimeve dhe objektivave, menaxhimin e aktiviteteve të projektit, ngritjen e fondeve, hartimin e buxhetit, monitorimin dhe vlerësimin e projektit.

Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA dhe WVK. Klubet udhëhiqen nga mësimdhënës të qujatur Super-Arsimtarë, të cilët trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës apo Vullnetarizmit Edukativ.

TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2017 dhe deri më tash në këtë program janë përfshirë mbi 2,000 të rinjë të moshës 12-17 vjeç, mbi 60 mësimdhënës nga më shumë se 45 shkolla të 13 komunave të Kosovës.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Kushtet për aplikim janë: 

-Aplikimi është i hapur për të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike dhe private dhe që u japin mësim klasave 6 deri 12;

-Aplikimi duhet të jetë në çift dhe ju duhet të aplikoni së bashku me një koleg/e mësimdhënës;

-Ju duhet të jeni në gjendje të ndiqni një trajnim 6 ditor për Metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ në muajin gusht të këtij viti; 

-Të jeni në gjendje të hapni një klub të Super-Vullnetarëve me nxënës të moshës 12-14 vjeç ose 14-17 vjeç;

-Të jeni të gatshëm të udhëheqni aktivitete edukative me një grup prej 15-25 nxënësish nga shtatori 2021 deri në qershor 2022;

-Të zbatoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ në shkollën, lagjen, fshatin ose qytetin së bashku me nxënësit tuaj;

-Të keni motivin dhe entuziazmin për të ofruar përvojë atraktive për nxënësit e tyre;

PSE TË APLIKONI?

Përveç promovimit të klubit, projekteve dhe punës suaj ju poashtu mund të përfitoni:

-Trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe Vullnetarizmit Edukativ;

-Mbështetje pedagogjike, teknike dhe mentorim nga stafi i TOKA-s dhe WVK-së;

-Fitimin e shkathtësive të reja në metoda moderne të mësimdhënies, fascilitim të aktiviteteve të të mësuarit përmes përvojës, menaxhim dhe implementim të projekteve;

-Mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ;

-Të jeni pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Vullnetarizmit Edukativ, që i’u ofron mundësinë të merrni pjesë në vizita studimore, konferenca dhe gara rajonale;

-T’i ekspozoni nxënësit tuaj në aktivitete kulturore dhe mjedisore;

-Vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë;

SI MUND TË APLIKOJ? 

Për të apilkuar ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit të cilën e gjeni në këtë link http://apliko.toka-ks.org/form-view/40

Për t’u konsideruar aplikimi i juaj i vlefshëm:
1. Në formë të aplikimit ju duhet të cekni emrin e kolegut/es mësimdhënës me të cilën/en doni të jeni pjesë e programit. 

2. Të njejtën formë aplikimi duhet të plotësoj edhe kolegu/ja juaj mësimdhënës/e të cilën/cilin ju e keni përzgjedhur për të qenë pjesë e programit. Edhe kolegu/ja juaj duhet të përmend emrin tuaj në formë të aplikimit; 

3. Plotësoni këtë formë aplikimi nga laptopi dhe plotësoni me kujdes informatat e kërkuara!

KUR ËSHTË DATA E FUNDIT PËR APLIKIM?

Data e fundit për aplikim është 06 qershor 2021!

SI DO TË BËHET PËRZGJEDHJA? 

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në fillim të muajit gusht!

Përzgjedhja e Super-Arsimtarëve do të bazohet në këto kritere:

-Aplikimin në dyshe/çift i mësimdhënësve (në formën të aplikimit ju duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni të jeni pjesë e këtij programi);

-Mbështetja e mësimdhënënsve nga drejtori;

-Kualiteti i aplikimit.

-Balanci qytet/fshat;

-Balanci gjinor;

UNË KAM PYETJE, ÇFARË TË BËJË?

Për informata shtesë na kontaktoni në faqen e TOKAs dhe World Vision Kosova në Facebook ose në Instagram!

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha