THIRRJA PËR T’U BËRË SUPER-MENTOR/E ËSHTË E HAPUR! (Closed)

19 Maj, 2021

ÇKA ËSHTË VULLNETARIZMI EDUKATIV?

Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit e cila mund të zhvillohet brenda dhe jashtë klasës. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin dhe vetëdijen për qytetarinë aktive.

Ky program i ekspozon të rinjtë ndaj përvojave konkrete përmes zbatimit të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ duke bërë hartimin e nevojave të komunitetit, zgjidhjen apo minimizimin e një problemi të komunitetit, vendosjen e qëllimeve dhe objektivave, menaxhimin e aktiviteteve të projektit, ngritjen e fondeve, hartimin e buxhetit, monitorimin dhe vlerësimin e projektit.

Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA dhe WVK. Klubet udhëhiqen nga studentë ose të diplomuar të quajtur Super-Mentorë, që kryesisht vijnë nga fusha e edukimit, psikologjisë, sociologjisë, pedagogjisë dhe punës sociale, të cilët trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës apo Vullnetarizmit Edukativ.

TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2017 dhe deri më tash në këtë program janë përfshirë mbi 2,000 të rinjë të moshës 12-17 vjeç, mbi 60 studentë nga më shumë se 13 komuna të Kosovës.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Kushtet për aplikim janë: 

-Të jeni student/e ose i/e diplomuar në edukim, psikologji, pedagogji, sociologji ose punë sociale;

-Të aplikoni në çift së bashku me një koleg/e shok/shoqe;

-Të jeni në gjendje të ndiqni një trajnim 6 ditor për Metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ në muajin gusht të këtij viti; 

-Të jeni në gjendje të hapni një klub të Super-Vullnetarëve me nxënës të moshës 12-14 vjeç ose 14-17 vjeç;

-Të jeni të gatshëm të udhëheqni aktivitete edukative me një grup prej 15-25 rinjsh nga shtatori 2021 deri në qershor 2022;

-Të zbatoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ që ka për qëllim të zbutë ose të përmirësoj një problem të caktuar në komunitet; 

-Të keni motivim dhe entuziazëm;

PSE TË APLIKONI?

Përveç promovimit të klubit, projekteve dhe punës suaj ju poashtu mund të përfitoni:

-Trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe Vullnetarizmit Edukativ;

-Mbështetje pedagogjike, teknike dhe mentorim nga stafi i TOKA-s dhe WVK-së;

-Fitimin e shkathtësive të reja që ju ndihmojnë të punsoheni më lehtë apo të fitoni bursa për shkollim të mëtutjeshëm, fascilitim të aktiviteteve të të mësuarit përmes përvojës, shkathtësi në menaxhim dhe implementim të projekteve;

-Mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ;

-Të jeni pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Vullnetarizmit Edukativ, që i’u ofron mundësinë të merrni pjesë në vizita studimore, konferenca dhe gara rajonale;

-T’i ekspozoni të rinjtë me të cilët punoni në aktivitete kulturore dhe mjedisore;

-Vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë;

SI MUND TË APLIKOJ? 

Për të apilkuar ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit të cilën e gjeni në këtë link http://apliko.toka-ks.org/form-view/39

Për t’u konsideruar aplikimi i juaj i vlefshëm:
1. Në formë të aplikimit ju duhet të cekni emrin e kolegut/es apo shoku/esme të cilën/en doni të jeni pjesë e programit. 

2. Të njejtën formë aplikimi duhet të plotësoj edhe kolegu/ja juaj, shoku/shoqja të cilën/cilin ju e keni përzgjedhur për të qenë pjesë e programit. Edhe kolegu/ja, shoku,shoqja juaj duhet të përmend emrin tuaj në formë të aplikimit. 

3. Plotësoni këtë formë aplikimi nga laptopi dhe plotësoni me kujdes informatat e kërkuara!

KUR ËSHTË DATA E FUNDIT PËR APLIKIM?

Data e fundit për aplikim është 06 qershor 2021!

SI DO TË BËHET PËRZGJEDHJA? 

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në fillim të muajit gusht!

Përzgjedhja e Super-Mentorëve do të bazohet në këto kritere:

-Aplikimin në dyshe/çift (në formën të aplikimit ju duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni të jeni pjesë e këtij programi);

-Sigurimi i një hapësire të përshtatshme për mbajtjen e takimeve;

-Kualiteti i aplikimit;

-Balanci qytet/fshat;

-Balanci gjinor;

UNË KAM PYETJE, ÇFARË TË BËJ?

Për informata shtesë na kontaktoni në faqen e TOKAs dhe World Vision Kosova në Facebook ose në Instagram!

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha