TOKA në skenën ndërkombëtare – Saranda përfundon programin për inovacion dhe menaxhim në Vjenë

20 Korrik, 2025

Saranda Murturi, Menaxhere e Programit të Edukimit Formal në TOKA, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në Programin katërmujor për Inovacion Social dhe Menaxhim, i cili u mbajt në Vjenë dhe u organizua nga Akademia e OJQ-ve në bashkëpunim me Universitetin e Biznesit në Vjenë (WU Vienna) dhe Fondacionin ERSTE.

Ky program prestigjioz i zhvillimit profesional përzgjedh çdo vit vetëm 25 përfaqësues të OJQ-ve nga Evropa Juglindore dhe Qendrore, duke u ofruar atyre një qasje të avancuar ndaj menaxhimit të OJQ-ve, inovacionit social, lidershipit dhe marketingut. Qëllimi i tij është jo vetëm të fuqizojë aftësitë individuale të pjesëmarrësve, por edhe të ndërtojë ura bashkëpunimi mes organizatave në rajon.

Saranda ishte pjesë e gjeneratës së 12-të të këtij programi, e cila kaloi përmes tre moduleve intensive trajnimi, të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë. Trajnimet përfshinë temat më të avancuara në fushat e menaxhimit të inovacionit, design thinking, menaxhimit të projekteve, vlerësimit financiar dhe matjes së ndikimit, ngritjes së fondeve, marketingut strategjik dhe lidershipit.

Me përfundimin e këtij programi, Saranda sjell në sektorin e edukimit dhe zhvillimit të OJQ-ve në Kosovë njohuri të reja, përvoja ndërkombëtare dhe ide të freskëta për rritjen e ndikimit dhe efikasitetit të iniciativave sociale.

“Pjesëmarrja në këtë program ka qenë një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme. Përveç përfitimit të njohurive praktike dhe të avancuara, ajo që e bëri më të veçantë ishte mundësia për të parë nga afër perspektiva të ndryshme dhe për të qenë pjesë e një rrjeti profesionistësh të përkushtuar nga i gjithë rajoni.” – Saranda rreth pjesëmarrjes

Fotografi: Igor Ripak

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha