TRYEZË DISKUTIMI – MODELET E PUNËSIMIT NË KOSOVË

12 Korrik, 2023

U mbajt tryeza e diskutimit në kuadër të aktivitetit final të projektit HERO, duke shënuar edhe përfundimin e aktiviteteve të këtij projekti.

Në këtë ngjarje u mblodhën përfaqësues të qeverisë si Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Universiteti i Prishtinës, vendimmarrës, biznese, organizata dhe të rinj për ta trajtuar cështjen e punësimit të të rinjëve në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje u angazhuan në diskutime të frytshme dhe shkëmbim idesh, përvoja dhe praktika më të mira për të krijuar zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Përfaqësuesit e qeverisë treguan përkushtimin e tyre për adresimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë dhe mundësitë që qeveria po punon ti ofrojë për këta të rinj.

Kontribut të vecantë dhanë edhe përfaqësues nga biznese dhe organizata, duke theksuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës dhe aftësitë e nevojshme të kërkuara nga puëndhënësit. 

Një pikë kryesore e kësaj ngjarje ishte edhe përfshirja aktive e të rinjëve në diskutim, ku ata shprehën sfidat dhe idetë e tyre.

Konferenca shërbeu si një mundësi për të vlerësuar ndikimin e metodologjisë One Stop Shop dhe për të theksuar sukseset e saj, si dhe për të identifikuar fushat për përmirësim të mëtejshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Karriera ime nga zero ne Hero”, një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Mundësi bashkëpunimi me Biznese për Ditën e Solidaritetit 2024!

Lexo më shumë

Përkrahësit e Rinisë në TOKA – Rriten e zhvillohen përderisa ndihmojnë ...

Lexo më shumë

Cilat janë përshtypjet dhe përjetimet e të rinjve në programet tona? 

Lexo më shumë

Ekosistemi i Vullnetarizmit Edukativ po zhvillohet në nivel lokal!

Lexo më shumë

Tregimi i Ditës së Solidaritetit – Njoftohuni me iniciativën me të cilë...

Lexo më shumë

Organizatat fituese të Fondit të Ditës së Solidaritetit po zbatojnë projektet...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha