Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

2 Shkurt, 2024

A keni dëgjuar për Ditën e Solidaritetit? 

Kjo është iniciativa kur të rinjtë angazhohen për një ditë në një biznes dhe pagën e tyre e dhurojnë vullnetarisht për të përmirësuar komunitetin. Po kjo iniciativë e bë shumë e dashur për ne pas zbatimit të saj për herë të parë në Kosovë në qershor të vitit 2023, në Prishtinë dhe disa komuna përreth. 

Pas zbatimit të saj të suksesshëm dhe rezultateve të mrekullueshme, ne vendosëm që po këtë inicativë ta sjellim më afër të rinjve – në shkolla! Komunat e para që mirëpritën këtë ide dhe u angazhuan plot motivim për t’a jetësuar ishin komuna e Kamenicës dhe Skënderaj. 

Si u organizuan? 

Kur bëhet fjalë për përmirësimin e komunitetit të gjithë mund të kontribuojnë! Kjo ishte çasja e profesorëve Dalina Ibrahimi dhe Jakup Fetahu me mentore Belgizare Kryeziu në Kamenicë dhe profesorëve Basri Jashari dhe Armend Hoti – me mentore Zamire Rexhepi në Skënderaj. Ata u angazhuan vullnetarisht të lidhin marrëveshjet me bizneset lokale në këto komuna dhe mobilizuan të rinjtë për të dhënë kontributin e tyre.

Cilat ishin rezultatet e arritura? 

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit morri më shumë kuptim për të rinjtë e Komunës së Skënderajt të cilët vendosën që po në këtë ditë të kalojnë kohën e tyre duke punuar për Ditën e Solidaritetit. Në total plot 58 të rinjë të Gjimnazit “Hamëz Jashari” punuan në 17 biznese lokale duke grumbulluar si total 795 euro. 

Njësoj si në Skënderaj, edhe të rinjtë e Komunës së Kamenicës festuan Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit duke dedikuar kohën e tyre për përmirësimin e komunitetit. Këto bletë punëtore punuan me 5 dhe 8 dhjetor, ku në total u angazhuan 25 të rinj të Gjimnazit “Ismail Qemali” në 9 biznese lokale duke grumbulluar në total 286 euro. 

Çka tash?

Shumat e përmendura më lartë janë shëndruar në Fonde të Ditës së Solidaritetit, fonde të cilat këta të rinj do t’i shfrytëzojnë për të përmirësuar shkollat e tyre. Mbetet në dorën e tyre të vendosin së shpejti se çfarë nevojash të shkollave të tyre dëshirojnë të adresojnë me fondin për të cilin kanë punuar me plot përkushtim.

Ne jemi shumë krenarë me të rinjtë, mësimdhënësit dhe stafin e komunave të përfshirë për punën e palodhshme dhe përkushtimin. Njëkohësisht falenderojmë edhe bizneset që u bënë shtëpi të dyta për këta të rinj në Ditën e Solidaritetit. 

Bizneset shembuj në Skënderaj:

  • Alfa TRADE
  • Arda Lounge
  • Bletaria AG-FErm ShPK
  • Drena Sh.P.K
  • NPT Elida Com
  • Grill House 2000 Sh.P.K
  • Jana’s Pizza
  • Lida
  • Metro Bar
  • Moto DRILONI (sponsporizim)
  • Pastiçeria B3
  • Pharma Plus
  • QTA – Arjeta Group Sh.P.K
  • Real Estate International LLC
  • Solo Caffee & More SH.P.K.
  • Tini Gym
  • UPS Concept
  • Viva Fresh Store

Bizneset shembuj në Kamenicë:

  • Perparimi 90 
  • Barnatore Humana
  • Buffi Lounge
  • DPL Barnatore Indoli
  • Driloni D Sh.P.K.
  • Elkos Group – ETC
  • Haliti SM Sh.P.K.
  • Plast Tech 
  • Restaurant Oxygen
  • Zdrukthtaria dhe mobileria Perparimi 

Na ndjekni në vazhdim për të parë projektet e mrekullueshme që këta të rinj do të realizojnë!

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

t zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha