Kurrikula IMPACT Për Qytetari Aktive – Ediconi Për Shëndet Mendor dhe Mirëqenie

19 Dhjetor, 2025

Kurrikula IMPACT është një program edukativ që përdoret nga mësimdhënës, facilitatorë dhe udhëheqës të klubeve të Vullnetarizmit Edukativ dhe IMPACT, për të fuqizuar të rinjtë përmes qytetarisë aktive, me fokus në shëndetin mendor dhe mirëqenien. Ajo është pjesë e programit ndërkombëtar IMPACT dhe është zhvilluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i Mendjes, Fuqizimi i Jetës (EMEL)”, me mbështetje të Bashkimit Evropian

Kurrikula u ofron mësimdhënësve një mjet praktik, që mbështet zhvillimin e aftësive jetësore, empatisë dhe angazhimit qytetar të të rinjve, duke kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe të komunitetit. Ajo zbatohet nga klubet e Vullnetarizmit Edukativ dhe IMPACT e dedikuar për të rinjtë e moshës 11–18 vjeç. Përmes 27 takimeve interaktive, të rinjtë mësojnë rreth shëndetit mendor, emocioneve, stresit, marrëdhënieve të shëndetshme dhe angazhimit në komunitet.

Programi kombinon edukimin joformal, diskutimet reflektuese, lojërat edukative dhe projektet e Vullnetarizmit Edukativ, duke u dhënë të rinjve mundësinë të aplikojnë njohuritë e fituara në projekte reale që përmirësojnë mirëqenien në komunitetet e tyre.

(Shkarkoni këtu kurrikulën e plotë)

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha