Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!TOKA në kuadër të projektit Engaged Minds, Empowered Lives (EMEL), në partneritet me Instituti i Psikologjisë, në Kosovë dhe Noi Orizonturi në Rumani, me kënaqësi publikon raportin mbi gjendjen e shëndetit mendor dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë. Studimi hedh dritë mbi përvojat dhe sfidat e të rinjve, me theks të veçantë tek zonat rurale dhe mjediset me status të ulët socio-ekonomik.
Gjetjet kryesore
Raporti tregon se nxënësit kanë njohuri të mira për konceptet bazë të shëndetit mendor, por stigma vazhdon të mbetet e përhapur. Ndihma kërkohet kryesisht nga familja dhe shokët, ndërsa profesionistët konsultohen rrallë për shkak të stigmatizimit dhe mbingarkesës. Strategjitë e përballimit priren të përqendrohen drejt ballafaqimit vetanak, por mënyra të njohura të kujdesit për veten janë edhe aktivitetet kreative, sportet dhe muzika.
Bullizimi dhe agresioni online janë të zakonshëm, duke krijuar një ndjenjë pasigurie për nxënësit dhe shqetësim për prindërit e mësimdhënësit. Shkolla shpesh shton stres përmes notimit të rreptë dhe mungesës së aktiviteteve jashtëshkollore. Prindërit mbeten figura të besuara, por bisedat mbi shëndetin mendor shpesh nisin vetëm nga të rriturit, ndërsa mësimdhënësit ndihen të papërgatitur për të përballuar këto sfida.
Rekomandimet kryesore:
Ky raport është një thirrje për veprim për shkollat, prindërit dhe institucionet. Përmes mbështetjes së përbashkët, mund të sigurojmë që fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë të rriten në mjedise të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.
🔗 [Shkarkoni këtu raportin e plotë]
Projekti EMEL – Engaged Minds, Empowered Lives financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit CERV-2024-Child. Pikëpamjet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e BE-së apo të autoritetit financues.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.