Raporti Studimor i Ermal Hoxhës mbi Ndikimin e TOKAs përmes Edukimit Jo-Formal

20 Nëntor, 2023

Ermal Hoxha – një student i doktoraturës në programin e Gjuhës dhe Literaturës për Transformim Shoqëror në Universitetin e Missouri – Columbia, ka bërë një Raport Studimi mbi Ndikimin e TOKA-s në Mësimin Jo-formal. Gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2022, ai ka vëzhguar aktivitetet e një grupi të ri (10-12 vajza) nga Gjilani. Në kohën e tij të vëzhgimit të aktiviteteve të këtij grupi të ri vullnetar, ai ka arritur në këto gjetje kryesore:

  1. Përvojë Pozitive në TOKA:
  • Të rinjtë ndiheshin të vlerësuar dhe të përfshirë në TOKA. Citat: “Ata gjithmonë dëshironin të dëgjonin mendimin tënd. Të bënin të ndiheshe se je i dëshiruar në klub.” – Tina
  • Aspekte të tjera pozitive të dallueshme: ndërtimi i miqësive, puna në grup, aktivitete të kuptueshme dhe kampe verore argëtuese.
  1. Roli i TOKA-s në Mirëqenien dhe Përmirësimin e Rinisë:
  • TOKA i prioritizon nevojat e studentëve mbi kërkesat institucionale. Citat: “Ne jemi mësuar se të gjithë duhet të shikojnë si mësuesi bën pyetje… Në TOKA ishte ndryshe, liderët shikonin se si ishim ne si pjesëmarrës dhe pastaj vinim në një zgjidhje së bashku.” – Dona
  • TOKA çoi në uljen e paragjykimeve shoqërore dhe lejoi të rinjtë të kalojnë nga nxënës në udhëheqës. Citat: “Në krahasim me se si jemi mësuar ne të shohim udhëheqës…liderët e TOKAs ishin shumë miqësor/shoqërues, dhe kemi pasur një ditë të mrekullueshme.” – Tina
  • Projektet e rinore në TOKA çuan në kontribute të nevojshme për komunitetin. Citat: “Ne kontribuojmë me diçka të vlefshme për qytetin e tyre.” – Bona
  1. Kritika ndaj Sistemit të Mësimit Tradicional:
  • Nxënësit shprehen pakënaqësi me sistemin e arsimit formal, duke theksuar çështje si theksimi i mësimit të përmendshëm, neglizhimi i temave të rëndësishme dhe një fokus i pavendosur në notat mbi njohuritë reale. Citat: “Mësuesit gjithmonë na bënin të mendojmë se notat janë më të rëndësishme sesa njohuritë që fitojmë.” – Dona
  • Shkollat nuk adresuan çështje të rëndësishme deri sa shfaqej një krizë. Citat: “Në shkollë kurrë nuk flasim për këto gjëra [shëndetin mendor anpo bullizimin]… në shkollë flasim vetëm kur ndodh diçka shumë e keqe.” – Dona

Në përgjithësi, gjetjet nënvizojnë rolin e TOKA-s në promovimin e një përvoje pozitive, të orientuar nga studentët dhe në përmirësimin e rinisë, në krahasim me disa mangësi të sistemit tradicional të arsimit.

Për të lexuar raportin e plotë në thellësi, kliko në këtë link.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha