MUNDËSI TË REJA PËR TË RINJTË E KAÇANIKUT, HANIT TË ELEZIT, GJILANIT DHE VITISË!

17 Janar, 2019

Përmes projektit “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër” po punojmë në fuqizimin e rreth 100 të rinjëve nga Kaçaniku, Hanit i Elezit, Gjilani dhe Vitia që ata të zhvillojnë shkathtësi të rëndësishme për jetë dhe punë.

Mes tjerash, përmes këtij projekti 1-vjeçar, të rinjtë po iu ekspozohen modeleve të ndryshme të menduarit kritik dhe bërjes së ndryshimeve në shoqëri. Gjatë këtij procesi ata po zhvillojnë edhe shkathtësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit.

Të gjitha këto shkathtësi të reja janë thelbësore që këta të rinj të mund të jenë më rezilient dhe të marrin vendime më të mira për veten e tyre, si dhe të kontribuojnë në komunitet përmes vullnetarizmit edukativ.

Njëra nga pjesëmarrëset, Emira Kuka (16) nga Kaçaniku, është ndjerë shumë e fuqizuar nga përvoja gjatë projektit. Ajo tha “Kam mësuar se si të marrë guximin të shpreh mendimin tim, kam qenë në gjendje të jem vetvetja me të tjerët, si dhe kam bërë shumë shoqëri të re me moshatarë që mendojnë si unë”.

//Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (Advocacy Training and Resource Center – ATRC) dhe USAID-it në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha