DEPUTETI BRITANEZ VIZITOI PUNËTORITË E DEMOKRACISË SË TOKAS!

19 Shtator, 2018

Kishim një mysafir të veçantë në Punëtoritë e Demokracisë “Demos-Ti”!

Deputeti Britanez Jeremy Lefroy vizitoi punëtoritë e demokracisë së TOKAs, ku bisedoi për tema të ndryshme me nxënësit pjesëmarrës nga shkolla fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” të fshatit Çirez në Skënderaj.

Ndër tema tjera, ata biseduan se sa po i përgatit sistemi i edukimit në Kosovë këta të rinjë për punët e së ardhmes, marrë parasysh se besohet që shumë punë që janë sot nuk do të ekzistojnë pas 20 viteve.

Deri tani në Punëtoritë e Demokracisë kemi pasur më shumë se 9,000 të rinjë pjesëmarrës dhe më shumë se 400 mësimdhënës nga 15 komuna të ndryshme të Kosovës të cilët janë angazhuar në një proces reflektimi dhe mësimi për vlerat thelbësore të Demokracisë. 

‘Demos-Ti’ është një projekt ndërkombëtar i cili realizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe mbështetet nga fondacioni austriak ERSTE.

Qëllimi i projektit është stimulimi i interesit politik dhe demokratik te të rinjtë, me fokusim në zhvillimin e kompetencës së medias dhe dëshirës për të shprehur mendimin.

Ky qëllim arrihet me pjesëmarrjen e të rinjëve në punëtori gjysmë-ditore në të cilat një klasë nxënësish merr pjesë në krijim të përmbajtjes interaktive, viziton Kuvend si dhe prodhon një reviste apo video ku përmblidhet eksperienca mësimore e të rinjëve.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha