Kampi i të rinjve”HEARMI”

Kampi i të rinjve HEARMI po ju pret!

Informata rreth kampit:
Kampi i të rinjve HEARMI është kamp 9 ditor i cili do të mbahet për herë të parë në Kosovë. Kampi i të rinjve HEARMI ka për qëllim që të bashkoj të rinj nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania dhe Mali i Zi. Gjatë kampit të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi të menaxhimit të projekteve vullnetare dhe të përcaktojnë ide të projekteve vullnetare të cilat më pas do t’i implementojnë në vendet e tyre.

  • Datat e kampit: 12–20 korrik, 2023;
  • Lokacioni: Gjimnazi Loyola, Prizren;
  • Mosha: 15-17 vjet;
  • Gjuha e kampit: Angleze;
  • Kamp VETËM me pjesëmarrës të programit të Klubeve të Super-Vullentarëve dhe organizatave partnere.

Në mënyrë që në këtë kamp të kaloni 9 ditë të mrekullueshme gjatë kampit do të keni mundësi të merrni pjesë në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të:

  • Përcaktoni iden e projekteve vullnetare që do t’i implementoni në vendet e juaja;
  • Mësoni dhe përjetoni hapat e projekteve të vullnetarizmit edukativ;
  • Përjetoni dhe zhvilloni shkathtësi të mbijetesës në natyrë;
  • Njoftoheni me kultura të shteteve përkatëse të pjesëmarrësve;
  • Zhvilloni shkathtësi të lidershipit, bashkëpunimit, komunikimit dhe të punës në grup;

Përgjatë kampit do të ketë aktivitete zbavitëse dhe sfiduese si:

  • Shigjetaria;
  • Ndezja e zjarrit;
  • Busulla;
  • Zjarri i kampit;
  • Vizitë në qytetetin e bukur të Prizrenit;
  • Vizitë në parkun e Nacional të Gërmisë dhe qytetin e bukur të Prishtinës.

Në këtë kamp, të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre duke implementuar projekte vullentare në komunitetet përkatëse me të njejtat ide.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected], në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “HEARMI – Boosting HEARTS and Minds of youth with Service Learning”, financuar nga Komisioni Evropian – Ngritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha