Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!OJQ TOKA, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo ka hapur thirrjen për aplikime për Kampin e Punësueshmërisë, një program treditor që synon të fuqizojë të rinjtë për tregun e punës përmes zhvillimit të aftësive profesionale dhe personale.
Kampi i parë do të mbahet në datat 28 deri më 30 gusht 2025, në Gjimnazin Loyola në Prizren.
Gjatë tri ditëve të kampit, pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete praktike dhe mentorim, të dizajnuar për t’i përgatitur ata për tregun e punës. Programi përfshin:
Të rinjtë 18-29 vjeç që:
– I takojnë komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga të gjitha komunat e Kosovës,
– I takojnë komunitetit Shqiptar dhe jetojnë në komunat Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë dhe Pejë,
– Janë të papunësuar ose në kërkim të punës.
Përparësi do të kenë të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të rinjtë nga zonat rurale, si dhe vajzat nga familje me gjendje të vështirë ekonomike.
Apliko deri më 17 gusht 2025 në këtë link: https://forms.gle/cMEpaChHcBJdrdnu9
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.