APLIKO PËR TRAJNIMIN PËR MËSIMDHËNËS!

4 Mars, 2019

Je mësimdhënës dhe dëshiron t’i bësh orët e mësimit më atraktive për nxënës?

Synon të zhvillosh kompetencat tua të kërkuara nga kurrikula e re?

Ke motiv të mësosh aktivitete të edukimit jo-formal për mësimnxënie?

Ju ftojmë të aplikoni në programin e trajnimit për mësimdhënës, i cili synon ngritjen e kompetencave të kërkuara nga kurrikula e re me anë të aktiviteteve të edukimit jo-formal.

ÇKA OFROJMË NE? 
• Trajnim një ditor rreth metodave moderne të udhëheqjes së aktiviteteve edukative. 
• Qasje në databazë të TOKAs me 200 aktivitete edukative, në përputhshmëri me kurrikulën e re. 
• Çertifikatë për pjesëmarrje në program 
(TOKA është e akredituar si organizatë për ofrimin e trajnimeve, mirëpo ky trajnim nuk është ende i akredituar nga MASHT-i). 
• Të gjitha këto ofrohen FALAS!

ÇKA KËRKOJMË NGA JU? 
• Të plotësoni formën e aplikimit më poshtë deri me 17 mars, 2019. 
• Të merrni pjesë në trajnim me datën 23 mars, 2019, në zyret e TOKAs në Prishtinë.
• Të bashkëpunoni me stafin tonë.

Kriteret e përzgjedhjes janë: motivimi, balanci urban/rural dhe balanci gjinor, poashtu duhet të jeni mësimdhënës në shkolla publike në Kosovë, të klasave 1-9. Përparësi do të kenë aplikantët të cilët kanë aplikuar më shumë se një herë në të kaluarën dhe nuk janë pranuar. 

SHËNIM: Ky program i ka vendet e limituara. Pranohen vetëm 24 mësimdhënës të motivuar.

APLIKO për trajnimin duke plotësuar formën e aplikimit më poshtë. Aplikoni deri me 17/03/2019, pjesëmarrja është FALAS!

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha