Aplikoni për Trajnimin “Të Nxënit përmes Përvojës”!

23 Gusht, 2022

Aplikimi është mbyllur. Ju lutem të përcjellni këtë faqe për mundësi tjera. Suksese!

Organizata TOKA, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, e ka hapur konkursin për pjesëmarrje në trajnimin mbi metodologjinë e të “Nxënit Përmes Përvojës” në kuadër të programit të Insituticonalizimit, i cili e ka për qëllim përfshirjen e kësaj metodologjie në kurrikulën bazë të arsimit në Kosovë. 

Metodologjia e të “Nxënit përmes Përvojës” ka për qëllim që të bëjë zhvillimin e shkathtësive të reja në mësimëdhënie, me qëllim që të rritë efektshmërinë e të nxënit të mësimit nga nxënësit. 

Trajnimi praktik 2-ditor “Metodologjia e të Nxënit përmes Përvojës” përmbanë: 
– Çertifikim në program i cili është në proces të akreditimit nga MASHTI,
– Dhjetra aktivitete të gatshme për të përfshirë në orë të ndryshme mësimore;
– Modulin mbi Të mësuarit Përmes Përvojës – Falas!;
– Mentorim në periudhë 2 mujore pas përfundimit të trajnimit;
– Përparësi në pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme të OJQ TOKA pas çertifikimit;
– Qasje praktike dhe interaktive gjatë trajnimit;
– Mentorim pas trajnimit.

Për të aplikuar për t’u bërë pjesë e trajnimit, mësimëdhënëset/it duhet të: 
– Jenë mësimëdhënës të klasave 1-9;
– Të aplikoni 2-3 mësimëdhënës/e nga shkolla ku punoni; 
– Të keni vullnet dhe entuziazëm për avancim profesional. 

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë duke e plotësuar këtë formë: Forma e aplikimit
Afati i fundit për aplikim është 18 gusht, 23:59.

Programi i Institucionalizimit i organizatës TOKA, përgjatë pothuajse 3 vitesh në partneritet me Fakultetin e Edukimit, ka zhvilluar programe të shumta mbi këtë metodologji, ku pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 100 mësimdhënës deri më tash dhe suksesi i moduleve të zhvilluara ka rezultuar me mbi 80% kënaqshmëri nga nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët e kanë praktikuar këtë metodologji në klasat e tyre. Ky trajnim është një prej aktiviteteve të rradhës së këtij programi.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha