Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në Kosovë!

14 Gusht, 2024

Për herë të parë këtë vit, u mbajt Dita e Solidaritetit me Diasporën, një nismë e re që synon të forcojë lidhjet midis Kosovës dhe komunitetit të saj të diasporës, dhe për të promovuar angazhimin e përbashkët për komunitetin. 

Me 29 korrik 2024, në bashkëpunim me organizatën partnere GERMIN në kuadër të programit OriginAL, 27 të rinj (18-24 vjeç) nga diaspora u angazhuan në 12 biznese dhe mblodhën një fond prej 320 euro.

Gjatë muajit korrik solidarë janë bërë 8 biznese të reja, kurse 4 të tjerat u ribashkuan nga iniciativat e kaluara të Ditës së Solidaritetit. 

  • Në Bubble Pub u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Zaza Food u angazhuan 3 vullnetarë 
  • Në Pasta Fasta u angazhuan 3 vullnetarë 
  • Në Crust n Crumb u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Newborn Brew u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Memo Cafe u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Papirun u angazhuan 2 vullnetarë
  • Në Miqt Pub u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Taunita Foods u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Vizi Food u angazhuan 2 vullnetarë
  • Në Servis Fantazia u angazhuan 2 vullnetarë 
  • Në Shpija e Vjeter u angazhuan 3 vullnetarë

Këto fonde do të përdoren për të mbështetur Çmimin e Vullnetarit/es të Vitit nga Diaspora – një iniciativë që ka për qëllim të nderojë dhe të vlerësojë individët nga diaspora të cilët kanë kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e komunitetit në Kosovë, dhe të inspirojë të tjerët të bëjnë të njejtën.

Një falenderim i shkon partnerëve tonë nga GERMIN, si një organizatë e mirënjohur për angazhimin e saj me diasporën, e cila bëri të mundur realizimin e kësaj dite me sukses; si dhe vullnetarëve të OriginAL, të cilët me entuziasmin dhe zellin e tyre lanë pasë gjurmët e tyre në komunitet.

Gjithashtu, bizneset lokale duke hapur dyert e tyre për vullnetarët, vazhdojnë të dëshmojnë se janë të gatshëm të mbështesin iniciativat që kontribuojnë mbi komunitetin dhe nxisin lidhjet pozitive me diasporën.

Suksesi i këtij aktiviteti do të hap rrugën për iniciativat e radhës, ku diaspora jonë do të vijojë angazhimin e saj për ta bërë Kosovën një vend me të mirë.

Dita e Solidaritetit me Diasporë u organizua në bashkëpunim me organizatën GERMIN në kuadër të Programit OriginAL.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha