Fëmijët mësojnë përmes përvojës

7 Dhjetor, 2022

Pas përfundimit të trajnimit mbi metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”, 38 mësimdhënës nga 14 shkolla prej 9 komunave, filluan të aplikojnë mësimin në klasat e tyre, me metodat e reja. Gjatë gjithë këtij procesi të rëndësishëm, ne angazhuam nga një mentor që do të ndihmonte mësimdhënësit në aplikimin sa më efikas të metodave të reja të mësimit në klasën e tyre. 

Mësimin e filluan me një prej shumë aktiviteteve që janë “energji-dhënës” – që të aktivizojnë të gjithë nxënësit dhe ti përgatisin për orën në vijim. Pastaj, vazhduan me përdorimin e mjeteve të ndryshme – vizatime, prerje, eksperimente, dhe metoda tjera – që në mënyrë sa më demonstrative (vizuele), i zbërthenin pjesët kyqe të mësimit. Përfshinin sa më shumë nxënësit gjatë mësimdhënies, i nxisnin me pyetje të ndryshme dhe pranuan përgjigje të lloj-llojshme, si dhe ishin të kujdssshëm që përshinin të gjithë klasën në diskutime. Pra, arriten që të kalojnë vëmendjen nga mësimdhënësi tek nxënësit, ku ata/ato ishin aktorët kryesorë në mbarëvajtjen e orës së mësimit. E gjithë kjo mënyrë e re e mësimdhënies, ishte një risi e mirë që poashtu është mirëpritur nga nxënësit.

Shkolla “Ismail Qemali” – Mitrovicë

“Nxënësit janë shumë më aktiv në klasë, më të interesuar, më kurreshtar. Aktivitetet nga moduli i “Të nxënit përmes përvojës” më ka ndihmuar shumë në këtë drejtim. Kjo metode, që është e re edhe për mua, më ka bërë edhe më aktiv në klasë. Po shpresoj se nxënësit do të kapin më shumë mësim nga kjo metodë e mësimdhënies, dhe po, do të vazhdoj të përdori sa më shumë aktivitetet nga kjo metodologji” – është shprehu një prej mësimdhënësve i përfshirë në këtë program trajnues. 

“Kjo fazë ka qene me rëndësi sepse ka të bëjë me aplikimin direkt të një metodologjie të re në procesin e mësimdhënies. I shprehi mirënjohje të gjithë mësimdhënësve dhe Fakultetit të Edukimit, partnerin tonë tash e sa vite, për vullnetin dhe përkrahjen. Rezultatet janë premtuese dhe kjo është me rëndësi sepse do të kemi edhe më shumë trajnime të tilla me edhe më shumë mësimdhënës vitin tjetër.” – ka thënë Rreze Hoxha, udhëheqëse e Programit të Institucionalizmit në TOKA, pjesë e të cilit është edhe ky projekt.

Edhe pas përfundimit të fazës mentoruese – që shënon edhe fazën e fundit të projektit, mësimdhënësit janë shprehur të kënaqur me ndryshimet pozitive që nxënësit e tyre i kanë shfaqur në klasë. Të gjithë mësimdhënësit janë certifikuar në program i cili është akredituar nga MASHTI.

Shkolla “Liria”

Programi i Institucionalizimit i organizatës TOKA, përgjatë pothuajse 3 vitesh në partneritet me Fakultetin e Edukimit, ka zhvilluar programe të shumta mbi këtë metodologji, ku pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 100 mësimdhënës deri më tash dhe suksesi i moduleve të zhvilluara ka rezultuar me mbi 80% kënaqshmëri nga nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët e kanë praktikuar këtë metodologji në klasat e tyre. Ky trajnim është një prej aktiviteteve të radhës së këtij programi.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha