Hapet thirrja për “Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ”

31 Maj, 2022

Apliko sot!

ÇKA ËSHTË ÇMIMI RAJONAL I VULLNETARIZMIT EDUKATIV?
Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ është një garë rajonale që synon të njohë dhe vlerësoj punën e institucioneve edukative dhe organizatave që zhvillojnë projekte dhe aktivitete vullnetare me elemente edukuese.

ÇKA PËRFITONI JU SI APLIKUES?
Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ përveç që do të bëjë promovimin e shkollës suaj për punën inovative dhe për prestigjin e të qenit pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë të shkollave të dalluara, poashtu ofron një çmim financiar për tri projektet më të mira:
Çmimet janë:
Vendi i parë – $1,000
Vendi i dytë – $750
Vendi i tretë – $500

Këto fonde do të përdoren për të zhvilluar më tutje projekte të Vullnetarizmin Edukativ në komunitetin tuaj.
Gjithashtu, secili vend pjesëmarrës do t’u japë vlerësim gjysmëfinalistëve certifikatë, të vulosur dhe të nënshkruar nga partnerët e Rrjetit të Vullnetarizmit Eduktiv të Evropës Qendrore dhe Lindore, MIOS dhe CLAYSS.

CILAT JANË KUSHTET PËR APLIKIM?
Kushtet për aplikim janë:
1. Aplikimi është i hapur për të githa shkollat (private apo publike) që kanë përfshirë nxënës në projekte vullnetare në një nga këto shtete Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Rumani, Serbi dhe Sllovaki;
2. I hapur për të gjitha organizatat që zhvillojnë projekte vullnetare me elemente edukuese të cilat përfshijnë nxënës;
3. Projektet ose aktivitetet duhet të jenë të implementuara gjatë vitit shkollor 2020/21 dhe 2021/22 dhe që përfundojnë para datës 30/06/2022.

SI MUND TË APLIKONI? 
Për të qenë aplikimi juaj i sukseshëm ndiqni këta hapa:
1. Lexoni Termat dhe Kushtet 
2. Plotësoni Formën e Aplikimit të cilën e gjeni në këtë link https://rb.gy/mfnrw6 e cila duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe jo manuale. 
3. Bashkangjitni materialet e tjera mbështetëse të projektit si: foto, video, broshura, etj.
4. Forma e plotësuar duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtori/ja i/e shkollës/organizatës.
5. Aplikimi duhet të dërgohet vetëm përmes email-it në këto adresa: cee.sl.award@ioskole.net dhe vullnetarizmiedukativ@toka-ks.org duke përmendur në “subject” emrin e shtetit tuaj – RSLA 2022 (p.sh. Kosovo – RSLA 2022). 

KUR ËSHTË DATA E FUNDIT PËR APLIKIM?
Data e fundit për aplikim është 08/07/2022.

KU MUND TË BËNI PYETJE?
Për çdo pyetje rreth Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ dhe aplikimit, ju lutemi na kontaktoni në email-in vullnetarizmiedukativ@toka-ks.org ose në Facebook të TOKAs. 

Ky çmim njihet nga Organizata Ndërkombëtare e Shkollave të Hapura (MIOS) dhe nga partnerët e Vullnetarizmit Edukativ në Evropën Qëndrore dhe Evropën Lindore (CEE SL Network) me mbështetjen e Qendrës Latino-Amerikane të Vullnetarizmit Edukativ (CLAYSS). TOKA është anëtare e rrjetit dhe partnere e Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha