*MBYLLUR* Pozitë e Hapur: Apliko për Koordinator/e i/e Projektit!

24 Maj, 2024

KË PO KËRKOJMË? 

TOKA po kërkon një Koordinator/e të Projektit i/e cili/a mund të punojë në një mjedis dinamik të punës, mëson shpejt dhe është proaktiv/e me ekipin. Profili ideal për këtë pozitë do të ishte dikush që ka shkathtësi të mira organizative, administrative dhe teknologjike, pavarësohet shpejt në realizimin e detyrave dhe ka aftësi të mira komunikuese me hisedarë të ndryshëm.

Ky rol i hapur është me gjysëm orari dhe data e synuar e fillimit të punës është 1 korrik 2024. TOKA ka një periudhë standarde tre-mujore prove për punësimet si staf i rregullt. Kjo pozitë ofrohet deri në fund të vitit 2024 me gjysmë orari, ndërsa nga janari i vitit 2025 me orar të plotë.

Kriteret që kërkohen për këtë pozitë pune:

  • Përvojë pune së paku 2 vite në organizata vendore apo ndërkombëtare;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe të shkruarit në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze;
  • Aftësi të shkëlqyeshme logjistike/administrative dhe planifikimi, duke përfshirë aftësinë e asistimit të disa projekteve në të njëjtën kohë;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të prioritizimit të detyrave dhe përgjegjësive;
  • Aftësi të përshtatshmërisë dhe adaptueshëmërisë ndaj ndryshimeve të mundshme të prioriteteve;
  • Njohuri të mira kompjuterike, sidomos në programet e Google Drive dhe Microsoft Office;
  • Të jetë person bashkëpunues/e;
  • Të ketë profesionalizëm dhe etikë në punë;
  • Patent shoferi, kategoria B;
  • E preferueshme të ketë të përfunduar Fakultetin e Edukimit apo shkenca sociale;

Detyrat:

  • Koordinon projektet në kuadër të programit të edukimit formal në TOKA;  
  • Koordinon organizimin e trajnimeve dhe mentorimeve në kuadër të programit të edukimit formal;
  • Asiston menaxherën e programit në pjesën e raportimit tek donatori;
  • Përgatit kontent për promovim të projektit në rrjete sociale;
  • Kryen detyra administrative/logjistike – duke përfshirë komunikim të shpeshtë me telefon dhe email;
  • Bën hulumtime sipas nevojës në internet dhe terren për kyerjen e detyrave; 
  • Detyra të tjera sipas nevojës.

Si te aplikoni:
Aplikantët e kualifikuar inkurajohen të dërgojnë email tek [email protected] ku bashkangjesin CV-në dhe një Letër Motivuese në të cilën përzgjidhni një problematikë në sistemin arsimor në Kosovë dhe propozimin tuaj për zgjidhjen e atij problemi, përveç motivit tuaj për aplikim. Letra motivuese duhet të ketë së paku 1000 fjalë dhe më së shumti 1500 fjalë. Subjecti i email-it duhet të jetë: Aplikim për pozitën Koordinator/e i/e Projektit.

Afati i fundit për aplikime: E mërkurë, 12 qershor 2024 deri në orën 23:59. 

Ju lutem, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen nga TOKA.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha