Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë nisma e TOKA-s për të njohur, promovuar dhe zgjeruar pjesëmarrjen në vullnetarizëm në Kosovë. Përmes një thirrjeje vjetore për nominime dhe një ceremonie publike të ndarjes së çmimeve, fushata nxjerr në pah kontributin e të rinjve, bizneseve, përfaqësuesve të diasporës dhe figurave publike, që përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale.
Vullnetarizmi në Kosovë ndodh shpesh në heshtje: nga një grup nxënësish që rregullojnë oborrin e shkollës, nga një biznes që hap dyert për vullnetarë, nga një familje në diasporë që financon një nismë në vendlindje. Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit e bëjnë të dukshëm dhe e vlerësojnë këtë kontribut. Qëllimi i fushatës është i trefishtë: - Mirënjohje – t'i vlerësojmë publikisht individët dhe institucionet që kontribuojnë vullnetarisht në komunitet; - Promovim – t'i shndërrojmë historitë e tyre në modele që inkurajojnë të tjerët; - Zgjerim – të rritet numri i qytetarëve, shkollave, bizneseve dhe institucioneve që angazhohen në vullnetarizëm. Çmimet u lansuan për herë të parë në vitin 2024 dhe organizohen çdo vit nga TOKA, me mbështetjen e një rrjeti të gjerë partnerësh vendorë e ndërkombëtarë.
Çmimet e kësaj kategorie nderojnë të rinjtë që kanë dhënë kontribut të dalluar në nisma vullnetare: - Vullnetari/ja i/e Vitit – për një të ri/re që dëshmon angazhim dhe kontribut me ndikim të matshëm në komunitet; - Vullnetari/ja Guximtar/e i/e Vitit – për një të ri/re që angazhohet në nisma vullnetare pavarësisht sfidave personale me të cilat përballet; - Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit – për një të ri/re në fillimet e rrugëtimit vullnetar, që tregon potencial dhe përkushtim të qartë. Të drejtë nominimi kanë individët që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, të grupmoshës 15–29 vjeç. Për çmimin "Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit", nominimet janë të hapura për grupmoshën 15–18 vjeç.
Vullnetarizmi nuk mund të rritet pa ata që u hapin dyert vullnetarëve. Kjo kategori nderon hisedarët që mundësojnë, financojnë dhe mbrojnë punën vullnetare: - Biznesi më Përkrahës i Vitit – për biznese të regjistruara dhe që veprojnë në Kosovë, të cilat kontribuojnë me kohë, punë, njohuri apo fonde për komunitetin; - Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit – për individë që veprojnë në diasporë dhe kontribuojnë për komunitetin kosovar; - Figura Publike më Përkrahëse e Vitit – për personalitete publike nga fusha e kulturës, sportit, arsimit, ekonomisë, gazetarisë apo zhvillimit social, që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe që nuk asociohen me politikën; - Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit – për individë me një histori kontributi vullnetar prej së paku 10 vitesh.
Krahas çmimeve kombëtare, TOKA është partnere e Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ – një thirrje e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Juglindore, e hapur për shkolla, universitete, organizata dhe grupe joformale që zbatojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ (Service-Learning). Në edicionin e 7-të (2026), thirrja është e hapur për grupe nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Kroacia, Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 22–25 nëntor 2026 në Prishtinë. Mëso më shumë për programin e Vullnetarizmit Edukativ →
Fushata përmbyllet çdo vit me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e organizuar në kuadër të Konferencës vjetore të Vullnetarizmit të TOKA-s – një hapësirë ku mblidhen të rinj, institucione qendrore e lokale, shkolla, biznese dhe organizata nga e gjithë Kosova. Lexo më shumë për Konferencën 2025 →
Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura. Në këtë edicion ndahen 7 çmime në 2 kategori. Afati i fundit për nominime: 25 tetor 2026, ora 23:59 Periudha e kontributit që vlerësohet: maj 2025 – korrik 2026 (përjashtim bën çmimi "Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit") Mëso më shumë për Çmimet e Vullnetarizmit 2026 2025 →
2025 – Konferenca "Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Institucionet" ~Të Rinjtë~ Edesa Ibrahimi – Vullnetarja e Vitit Sara Çeshko – Vullnetarja Guximtare e Vitit Diar Bekteshi – Vullnetari në Ngritje i Vitit ~Përkrahësit e Vullnetarizmit~ AnchorzUp – Biznesi më Përkrahës i Vitit Komuna e Istogut – Komuna më Përkrahëse e Vitit Egzona Morina – Përfaqësuesja e Diasporës më Përkrahëse e Vitit Pranvera Hyseni – Figura Publike më Përkrahëse e Vitit Leman Kamberi Muriqi – Vullnetarja me Kontribut Jetësor e Vitit ~Vullnetarizmi Edukativ~ Klubi Solidar, Gjimnazi "Bedri Pejani", Pejë – Çmimi Kombëtar i Vullnetarizmit Edukativ, vendi i parë Klubi i Super-Vullnetarëve "Yjet" – Çmimi Kombëtar i Vullnetarizmit Edukativ, vendi i dytë 2024 – edicioni i parë Ceremonia e edicionit të parë u mbajt më 5 dhjetor 2024, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, para një salle me 175 liderë të komunitetit. Nga 100 nominime të pranuara, u nderuan 15 ndryshimtarë: 8 fitues dhe 7 mirënjohje të veçanta. Gazmend Hasani – Vullnetari më Guximtar i Vitit Dion Istrefi – Vullnetari më Kreativ i Vitit Violë Maksuti – Vullnetarja e Vitit Kutia – Biznesi më Përkrahës i Vitit Komuna e Hanit të Elezit – Komuna më Përkrahëse e Vitit Bujar Neziri – Ambasadori i Diasporës më Përkrahës i Vitit Donika Shahini-Lami – Figura Publike më Përkrahëse e Vitit
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.