Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj

3 Mars, 2023

TOKA ri-hap thirrjen për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë t’ju bashkohen 35 liderëve të Akademisë të cilët janë duke punuar për të implementuar Ditën e Solidaritetit! 

Dita e parë e Solidaritetit në Kosovë do të nisë:

  • të shtunën e parë (3 qershor) apo të dytë (10 qershor) të qershorit të vitit 2023, 
  • të angazhuar rreth 500 adoleshentë vullnetarë,
  • mbi 50 biznese partnere,
  • përkrahen nismat rinore për shëndet mendor dhe fëmijë me nevoja të veçanta.

Bëhu pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj tani dhe bashkohu me liderë të tjerë në njërin nga këto dy Grupe Punuese (të mentoruara nga stafi i TOKAs):

  • Grupi i Logjistikës (përgjegjës për detyrat e listuara mëposhtë)

– Siguron shtandet në terren;
– Siguron materialet për aktivitete në terren;
– Siguron ushqimin dhe pijet për vullnetarët dhe Liderët gjatë Ditës së Solidaritetit;
– Rimburson transportin, shpërndan materialet promovuese, mbledh lejet e prindërve dhe shpërndan çertifikatat për vullnetarët;
– Koordinohet me Grupet e tjera të Punës;
– Përgjegjës për punët administrative për Ditën e Solidaritetit.

  • Grupi i Rekrutimit & Menaxhimit të Vullnetarëve (përgjegjës për detyrat e listuara mëposhtë)

– Hap thirrjen online për vullnetarët të cilët do të angazhohen gjatë Ditës së Solidaritetit;
– Realizon takime me institucione të arsimit të lartë dhe me hisedarë të tjerë;
– Rekruton vullnetarë në këto institucione;
– Selekton dhe menaxhon vullnetarët për Ditën e Solidaritetit;
– Udhëheqë dhe koordinon vizitat në terren;
– Koordinohet me Grupet e tjera të Punës;
– Përgatitë vullnetarët për punët e tyre gjatë Ditës së Solidaritetit.

Kush mund të aplikojë?

✔️Të rinj e të reja që i takojnë grup moshës 16-25 vjeçare;  

✔️Të rinj e të reja nga të gjitha komunat e Kosovës; 

✔️Të gjithë ata që kanë përvojë të paktën 1 vjeçare në lidership apo punë me të rinj; 

✔️Të gjithë ata që janë apo nuk janë pjesë e programeve të TOKAs; 

✔️Të gjithë ata që janë entuziastë për të sjell ndryshime pozitive në komunitet.

Si mund të aplikoni?

Apliko tani duke e plotësuar formën në këtë link:  https://forms.gle/MBgH3pDxbvxJMXLP9 deri më 15 mars 2023.

Çfarë do të ndodhë më pas?
Pas vlerësimit, aplikantët e pranuar do të ftohen për të marrë pjesë në një Trajnim Fillestar që do të mbahet gjatë datave 1 dhe 2 prill. Pjesëmarrja në këtë Trajnim është kusht për të vazhduar angazhimin e mëtutjeshëm në Grupet Punuese.

Për informata shtesë, kontaktoni në +383 38 704 560, në nuhi@toka-ks.org apo fjolla@toka-ks.org.

Akademia e Liderëve të Rinj është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism”  që implementohet nga CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha