Thirrje për pjesëmarrje në Shfaqjen e Shekspirit (MBYLLUR)

3 Qershor, 2019

A ëndërron një ditë të bëhesh yll i Hollivudit? 
A ke dëshirë të jesh aktor/e me famë botërore? 
A je ose planifikon të bëhesh student/e i/e aktrimit?

Këtë verë, TOKA së bashku me Youth Bridge Global nga SHBA-të ju ofron shansë unike që të merr pjesë në shfaqjen e një klasiku botëror “Ëndrra e një nate vere” të William Shakespeare.

Youth Bridge Global (YBG) është themeluar në vitin 2004 nga Dr. Andrew Garrod, professor në universitetin prestigjioz Dartmouth College në SHBA. YBG ka realizuar me dhjetëra shfaqje në shumë vende të botës, ku shumë nga pjesëmarrësit e shfaqjeve kanë vahzduar të kenë karrierë të suksesshme në aktrim. Për më shumë informata rreth programeve të kaluara, dhe sukseseve të ish-pjesëmarresve, shihni http://www.ybglobal.org/

Per herë të parë në Kosovë YBG do të realizoj shfaqje këtë verë, dhe po i kërkon 50 vajza dhe djem të rinjë. Pjesëmarrja në program është FALAS!

• Aplikuesit duhet të jenë mes moshës 14 deri në 22 vjeç.
 
• Audicionet  mbahen më 21 qershor dhe 22 qershor duke filluar në ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri më 16:00.

• Provat  mbahen çdo ditë të punës nga 24 qershor deri më 14 gusht duke filluar nga ora 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00 në zyret e TOKAs në Prishtinë (transporti do të rimbursohet për personat që udhëtojnë nga qytete jasht Prishtinës me rata të transportit publik)

• Shfaqja parashihet të mbahet më 15 dhe 16 gusht në Prishtinë, si dhe më 18 gusht në Prizren apo Suharekë.

• Lokacioni do të konfirmohet këtë verë.

• Afati i aplikimit është deri 13 qershor, 2019.

Shënim: Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Pra, a po kërkoni argëtim këtë verë? A doni të mësoni aftësi aktrimi dhe të perfitoni njohuri të reja nga SHBA-të? Atëherë, bashkohuni me ne.

Ndaj me ne aktrimin, synimet, qejfin, dhe vetveten!

Kontakto: [email protected]

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha