Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondation Akuo, TOKA organizoi trajnimin e liderëve për zbatimin dhe organizimin e Modulit të Dytë të Ujit. Trajnimi synoi të forcojë njohuritë dhe aftësitë e liderëve, duke i përgatitur ata për zhvillimin e aktiviteteve me Super-Vullnetarët në klubet e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte prezantimi dhe testimi i Kalkulatorit të Ujit, një mjet interaktiv i krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë më mirë konsumin e ujit dhe ndikimin e zakoneve të përditshme. Liderët mësuan se si përdoret kalkulatori dhe si mund ta integrojnë atë në takimet e klubeve, duke ua përcjellë më pas njohuritë dhe përvojën e fituar Super-Vullnetarëve.

Përmes aktiviteteve praktike dhe mjeteve inovative, projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së ujit dhe t’i fuqizojë ata që të ndërmarrin veprime dhe të avokojnë për përdorimin e tij të përgjegjshëm në familjet, shkollat dhe komunitetet e tyre.

Në kuadër të projekti janë realizuar matje të gjurmës së ujit me të rinj nga klubet e Super-Vullnetarëve, të cilat janë përmbledhur në një raport përmbledhës. Raporti paraqet rezultatet e matjeve të gjurmës ujore te pjesëmarrësit. Të dhënat tregojnë nivelin dhe mënyrat kryesore të konsumit të ujit, duke evidentuar nevojën për përdorim më të kujdesshëm dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm për kursimin e tij.

Ky projekt mbështetet nga Fondation Akuo.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Përtej kufijve: një javë dialogu, empatie dhe miqësie në Prizren

Lexo më shumë

Dita e Solidaritetit vazhdon t’i bashkojë të rinjtë e diasporës edhe këtë vit!

Lexo më shumë

Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha