New Horizons Foundation

Fondacioni New Horizons (New Horizons Foundation) shtrin aktivitetin e saj në Rumani dhe më gjerë. Misioni i fondacionit është kontribuimi në ndërtimin e një shoqërie ku fëmijët dhe të rinjtë rriten në një mjedis të favorshëm, ku ata mund të zhvillojnë tërësisht potencialin e tyre dhe ta vënë atë në shërbim të zhvillimit të komunitetit dhe të botës ku jetojnë. Fondacioni beson në fuqinë transformuese të edukimit përmes përvojës dhe në aftësinë e prindërve, edukatorëve dhe liderëve në organizata dhe komunitete për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen më të mirë, më të fortë dhe më të mençur. 

Në partneritet me New Horizons Foundation dhe Institutin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës, jemi duke e implementuar projektin Engaged Minds, Empowered Lives (EMEL) –  një projekt dyvjeçar i financuar nga BE-ja (2025–2026). Qëllimi i tij është të promovojë shëndetin mendor të fëmijëve dhe angazhimin qytetar në Rumani dhe Kosovë përmes modelit të vullnetarizmit edukativ IMPACT. Projekti do të hapë 20 klube jashtëshkollore, do të trajnojë 40 edukatorë dhe do të fuqizojë mbi 300 fëmijë që të hartojnë dhe udhëheqin projekte komunitare që rrisin ndërgjegjësimin dhe nxisin praktika pozitive për shëndetin mendor.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha