Hapet sezona e kampeve!

26 Maj, 2023

Vera po fillon me kampet plot energji, entuziazëm, aventurë, shoqëri dhe përvoja të reja me TOKA! 

Që nga viti 2015, TOKA realizon kampe verore për të edukuar rininë kosovare. Edhe këtë vit, TOKA po organizon kampet verore për të gjithë të rinjtë e të rejat e Kosovës – e më gjerë. Kampet janë eksperiencë edukative të cilat synojnë që përmes përvojave të reja dhe aktivizimit qytetar të ndihmojnë në zhvillimin e të rinjve. 

Deri tani TOKA ka organizuar mbi 50 kampe duke përfshirë mbi 2,000 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, Evropa, Izraeli dhe ShBA.

Jeni gati ta bëni këtë verë më të mirën deri më tani? Le të fillojë numërimi për datat e kampit!

Për verën 2023, janë planifikuar 6 kampe të ndryshme:

  • Kampi i Debatit me 08 – 10 korrik (Prizren, Kosovë);
  • Kampi HEARMI me 12 – 20 korrik (Prizren, Kosovë);                                                                                                                                                                                       
  • Kampi i të rinjëve SMART me 25 – 31 korrik (Prizren, Kosovë);
  • Kampi TOKA Jonë me 4 – 9 gusht (Prizren, Kosovë);
  • Kampi i Lidershipit me 13 – 15 gusht (Prizren, Kosovë);
  • Kampi i Solidaritetit me 21 – 26 gusht (Prizren, Kosovë);

Kampi i parë për këtë vit, Kampi i Debatit do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit e Klubeve të Debatit, dhe për qëllim ka të aftësojë më shumë të rinjt në aftësitë e argumentimit, të folurit në publik dhe mendimit kritik.Si në çdo kamp tjetër të TOKAs nuk do të mungojnë edhe aktivitete tjera argëtuese si sportet, meditimi në natyrë e shumë të tjera. Në qoftë se keni qenë pjesë e Klubeve të Debatit dhe dëshiron të bëhesh pjesë e këtij kampi, kliko këtu.

Kampi i radhës është kampi HEARMI i cili do të mbahet për herë të parë në Kosovë, ku do të bashkoj të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Kosova dhe Maqedonia. Përgjatë 9 ditëve të rinjtë do të kenë mundësi të planifikojnë ide të projekteve për ndryshime në komunitet të cilat më pas do t’i implementojnë në vendet e tyre. Të rinjtë në këtë kamp do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta argëtuese. Padyshim që të rinjtë në këtë kamp do të mësojnë për kulturat e tyre dhe do të vizitojnë vende të bukura të Kosovës. Në qoftë se keni qenë pjesë e Klubeve të Super Vullnetarëve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e këtij kampi kliko këtu.

Kampi i të rinjëve SMART me 25 – 31 korrik (Prizren, Kosovë); është kamp i cili gjithashtu do të bashkoj për 7 ditë me 45 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Amerika Veriore dhe Israeli, të cilët do të kenë mundësi të bashkojnë përvojat e tyre duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës e duke zhvilluar aftësi të menaxhimit të projekteve vullentare dhe njohurive në aftësitë dixhitale dhe lajme të rreme. Ky Kamp do të mbahet në gjuhën Angleze në Kampusin Loyola afër Prizrenit, për pjesëmarrësit 15-19 vjet. Në qoftë se keni qenë pjesë e Klubeve të Super Vullnetarëve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e këtij kampi kliko këtu.

Kampi i Diasporës TOKA Jonë rikthehet si një ndër kampet më të pëlqyera! Kampi është një përvojë unike dhe pasuruese për të rinjtë nga diaspora dhe Kosova, që duan të mësojnë më shumë për kulturën, të krijojnë shoqëri të re, të vizitojnë vende të bukura, dhe të kalojnë 6 ditë të paharrueshme brenda një komuniteti që të bën të ndjehesh i/e sigurtë. Ky kamp është për të gjithë të rinjtë nga diaspora dhe Kosova të moshës 14-16 vjet. Për më shumë informata, kliko KËTU.

Kampi me radhë, është Kampi i Lidershipit i cili poashtu do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit e Klubeve të Debatit. Ky kamp ka për qëllim zhvillimin e aftësive të lidershipit, bashkëpunimit, komunikimit – aftësi të nevojshme për t’u bërë Liderë të Rinj të Klubeve të Debatit në vjeshtë të këtij viti. Në qoftë se keni qenë pjesë e Klubeve të Debatit dhe dëshiron të bëhesh pjesë e këtij kampi, kliko këtu.

E krejt në fund, verën e përmbyllim me një tjetër kamp shumë për zemër për të gjithë, Kampin e Solidaritetit. Ky kamp ofron mundësi përi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të bëjnë ndryshim pozitiv në komunitet, dhe të angazhohen në realizimin e një projekti vullnetar pas përfundimit të Kampit. Me pjesëmarrjen në këtë kamp do të keni mundësi të bëheni pjesë e komunitetit mbarë-Evropian te vullnetarëve të rrjetit SAME, do krijoni kujtime të reja përmes bashkëpunimit në aktivitete rinore në mes të rinjve nga Kosova dhe diaspora. Për më shumë informata, kliko KËTU.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org, në numrin e telefonit +383 49 569 800 apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram

Kampet e TOKAs mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; Programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian; SMART Balkans – Shoqërisë Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor; Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism”  që implementohet nga CDF; Organizata Zvicerane Solidar Suisse Southeast Europe; si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha